
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur të ndalojë hyrjen e Asllan Dogjanit në ambientet e Pallatit të Sportit “Farie Hoti”, pas incidenteve të ndodhura të hënën gjatë procesit të rinumërimit të votave.
Dogjani u përfshi në një përplasje verbale me anëtarët e KAS, duke akuzuar për vjedhje votash.
Situata agravoi më tej kur anëtari i KAS, Ilir Rusmali, i bëri me dije se do të thërriste policinë, çka çoi në përdorimin e gjuhës së papërshtatshme nga Dogjani dhe më pas në largimin e tij nga salla.
Pas ngjarjes, anëtarët e KAS firmosën një vendim zyrtar që ndalon hyrjen e Dogjanit në ambientet e Pallatit të Sportit “Farie Hoti” deri në përfundimin e procesit të rinumërimit./Versus.al
Momenti kur Dogjani përplaset me Rusmajlin gjatë rinumërimit:
View this post on Instagram







