Ndërsa janë numëruar mbi 3,617 kuti nga 5,225 të tilla në rang kombëtar, panorama e zgjedhjeve po bëhet gjithnjë e më e qartë. Partia Socialiste e Shqipërisë mban kreun me një epërsi të dukshme, duke siguruar deri tani 494,367 vota, që përfaqësojnë 52.47% të totalit.
Ndjekësja më e afërt, koalicioni PD-ASHM, grumbullon 321,693 vota në të gjithë vendin, përkatësisht 34.14%, duke e mbajtur pozicionin e dytë pa arritur të ngushtojë ndjeshëm diferencën me PS-në.
Forcë e tretë politike ka kaluar Nisma-Shqipëria Bëhet me 3.6%, duke marrë 36028 vota. Humb një pozicion, në vendin e katërt renditet PSD me 3.6%, duke marrë 35175 vota. Votat e tjera ndahen mes, Mundësia 2.87%, Koalicioni Euroatlantik 1.24% dhe Djathtas për Zhvillim 0.39%.







