POLITIKË /

Osmani tregon bisedën me Trump dhe ndan detajet nga takimi në Davos: Më dha mesazh për…

Shkruar nga Versus

Osmani tregon bisedën me Trump dhe ndan detajet nga takimi në Davos:
Në samitin e djeshëm të mbajtur në Davos të Zvicrës për firmosjen e anëtarësimit në Bordin e Paqes ishte e pranishme edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila pati edhe bashkëbisedim me presidentin e SHBA, Donald Trump. 

Osmani zbuloi në Top Story për çfarë kishte biseduar me Trumpin gjatë firmosjes së marrëveshjes për aderim. 

Pjesë nga intervista: 

Patët një bisedë me presidentin Trump gjatë ceremonisë, çfarë u tha në atë bisedë?

Ishte një bisedë shumë pozitive për Kosovën dhe për qytetarët e saj, ka qenë një bisedë që ka filluar në samitin e OKB-në Nju Jork më 28 shtator.

Pse e përfaqësuat ju Kosovën dhe jo kryeministri Albin Kurti?

Sepse kështu e parasheh Kushtetuta e Kosovës, sepse tek ne presidentja e udhëheq politikën e jashtme, edhe kryeministri është këtu në Davos, por ne i kemi detyrat e ndara. Megjithatë, sukseset i kemi të përbashkëta.

Ishit e ulur pranë presidentit, si u përcaktua kjo dhe pse zgjodhët ngjyrën e kuqe në veshje?

Ishin rregulla të përcaktuara nga SHBA edhe e uljes dhe e nënshkrimit, çdo rregull protokolli është caktuar nga Shtëpia e Bardhë. Sa i përket ngjyrës së kuqe në veshje, është ngjyra ime e preferuar Grida, një ngjyrë që e dua shumë. Versus.al

Poll