Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat ka folur lidhur me “Paketën e Maleve”. Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se e ka transformuar paketën e maleve duke e zbritur në lartësinë 10 metra nga niveli i detit dhe në lartësinë maksimale deri në 100 metra mbi nivelin e detit.
Sipas Berishës, edhe 20 zona bregdetare janë shpallur nga Rama si pjesë e paketës së maleve.
“Para se të paraqes dokumentet, duhet t’u rikujtoj qytetarëve shqiptarë se Shqipëria është një vend me lartësinë mesatare më të lartë në Europë. Ajo ka këtë lartësi, jo se ka lartësitë e malit të Bardhë apo majat më të larta të kontinentit, por se ka majat e larta më të shumta të kontinentit.
Ndaj dhe lartësia e saj shkon në 708 metër si lartësi mesatare. Do të shihni këtu se si Edi Rama e zbret Paketën e Maleve në lartësinë 10 metra nga niveli i detit dhe lartësinë maksimale deri në 100 metra mbi nivelin e detit.
Do të shihni këtu se si Edi Rama me këtë vendim ka transformuar paketën që ai miratoi për zonat malore, në paketën e drogës dhe mafies së tij. Pra, këtu, mbi bazën e vendimit që kishit më sipër, po paraqesim 20 zonat dhe sipërfaqet si bregdetare të shpallura nga mafia, droga apo Edi Rama si zona malore”- tha Berisha.
Zonat të cilat sipas Berishës janë shpallur pjesë e paketës së maleve:
-Zonë zhvillimore numër 1 në Maminas, zona Rubjek, me sipërfaqe 169 hektarë. Rubjeka është në një lartësi ta zëmë 30 metra, meqenëse unë e njoh atë zonë, një zonë kodrinore e butë fare, që vjen vazhdim i bregdetit.
- Zona zhvillimore nr. 1, Njësia Administrative Maminas, zona Rubjek me sipërfaqe 169.56 ha.
- Zona zhvillimore nr. 2, Njësia Administrative Maminas, zona Rubjek me sipërfaqe 3.88 ha.
- Zona zhvillimore nr. 3, Njësia Administrative Maminas, zona Rubjek me sipërfaqe 4.48 ha.
- Zona zhvillimore nr. 4, Njësia Administrative Maminas, zona Karrec me sipërfaqe 32.15 ha.
- Zona zhvillimore nr. 5, Njësia Administrative Maminas, zona Karpen me sipërfaqe 1.86 ha.
- Zona zhvillimore nr. 6, Njësia Administrative Maminas, zona Karpen me sipërfaqe 2.57ha.
- Zona zhvillimore nr. 7, Njësia Administrative Maminas, zona Karpen me sipërfaqe 10 ha.
- Zona zhvillimore nr. 8, Njësia Administrative Maminas, zona Metallë me sipërfaqe 3.5 ha.
- Zona zhvillimore nr. 9, Njësia Administrative Maminas, zona Metallë me sipërfaqe 1.7 ha.
- Zona zhvillimore nr. 10, Njësia Administrative Maminas, zona Metallë me sipërfaqe 2.7 ha.
- Zona zhvillimore nr. 11, Njësia Administrative Maminas, zona Metallë me sipërfaqe 3 ha.
- Zona zhvillimore nr. 12, Njësia Administrative Maminas, zona Metallë me sipërfaqe 5.1 ha.
- Zona zhvillimore nr. 13, Njësia Administrative Maminas, zona Metallë me sipërfaqe 4.9 ha.
- Zona zhvillimore nr. 14, Njësia Administrative Maminas, zona Metallë me sipërfaqe 4.5 ha.
- Zona zhvillimore nr. 15, Njësia Administrative Maminas, zona Metallë me sipërfaqe 1.4 ha.
- Zona zhvillimore nr. 16, Njësia Administrative Gjepalaj, në Shetël-Likesh me sipërfaqe 8.16 ha..
- Zona zhvillimore nr. 17, Njësia Administrative Gjepalaj në Shetël-Likesh me sipërfaqe 18.36 ha.
- Zona zhvillimore nr. 18, Njësia Administrative Gjepalaj, zona Çizmeli me sipërfaqe 16.73 ha.
- Zona zhvillimore nr. 19, Njësia Administrative Gjepalaj, në Kënetë-Shtrazë me sipërfaqe 5.3 ha.
- Zona zhvillimore nr. 20, Njësia Administrative Gjepalaj, zona Tërzie me sipërfaqe 1.98 ha. Versus.al

