POLITIKË /

"Parlament analfabet", protestuesit mblidhen para Kuvendit, deputetët hyjnë në seancë plenare

Shkruar nga Versus
"Parlament analfabet", protestuesit mblidhen para Kuvendit,
Protestuesit e mbledhur para Kuvendit

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur mëngjesin e sotëm para Kuvendit ku po protestojnë kundër deputetëve përsa i takon edhe projektligjit që më herët u hoq nga diskutimet e ditës, atë të tokave bujqësore të cilat në rast se pr/ligji miratohet, të huajt do të kenë të drejtë t’i blejnë disa vite pasi Shqipëria të anëtarësohet në BE.

Në seancën e sotme janë parashikuar shqyrtimi dhe votimi i 8 projektrezolutave mbi veprimtarinë e institucioneve të pavarura gjatë vitit 2025.

Ashtu siç e njoftuan gjatë protestës së djeshme, qytetarët u mblodhën para godinës së Kuvendit ku brohoritën edhe thirrjet “Parlament analfabet” kundrejt deputetëve të cilët hynin në Kuvend. Versus.al

Poll