Kryeministri Edi Rama pas vizitës që zhvilloi dje në Cërrik me kryebashkiakë e fermerë, sot zhvillon një vizitë tjetër në bashkinë e Vlorës ku ka kërkuar të jenë të pranishëm të gjithë deputetët aktualë të PS dhe ata të zgjedhur më 11 maj.
Të pranishëm do jenë edhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku dhe kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha. Në fokus të diskutimit do jenë problematika të qytetit, ndërsa më herët fusha e mbetjeve ka marrë flakë disa herë duke shkaktuar ndotje në kulmin e sezonit turistik.
Në festën e 34-vjetorit të PS, mediat filmuan një moment të Ramës dhe Dredhës ku dukej sikur kryeministri po kritikonte kryebashkiakun për zjarrin e mbetjeve dhe ndotjen e shkaktuar. Versus.al







