POLITIKË /

PD cakton protestën e radhës, Berisha kërkon mobilizim të përgjithshëm

Më 28 shkurt mbahet protesta e radhës e PD

Shkruar nga Versus

PD cakton protestën e radhës, Berisha kërkon mobilizim të
Partia Demokratike do të zhvillojë protestën e radhës të shtunën, më 28 shkurt. Kryedemokrati Sali Berisha, u ka kërkuar strukturave të partisë angazhim maksimal për të siguruar pjesëmarrje masive në tubim.

Strategjia e protestës pritet të përcaktohet në vijim nga forumet e PD-së, të cilat do të vendosin mbi formatin dhe organizimin e saj.

Të premten që lajmë pas, PD mbajti protestën e tretë kombëtare para kryeministrisë, që u shoqërua me tensione dhe akte dhune. Molotovë, mjete piroteknike, gurë dhe mjete të tjera të forta u hodhën në drejtim të godinës së Kryeministrisë dhe Parlamentit, ndërsa policia u kundërpërgjigj në disa episode me gaz dhe ujë.

Policia e Tiranës bëri të ditur, se ka identifikuar 46 persona, ku janë arrestuar 18 ndërsa janë proceduar penalisht 28 të tjerët. Versus.al

Poll