
Partia Demokratike, do të organizojë sot në orën 18:00, “Foltoren” para godinës së kryeministrisë. Policia e Shtetit ka marrë masa për bllokimin e rrugëve që në orën 15:00, deri në përfundimin e tubimit. Sipas policisë, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në segmentin që nis nga Ministria e Brendshme deri në sheshin “Nënë Tereza”.
Të gjitha rrugët që lidhen me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dhe sheshin “Nënë Tereza” do të jenë të bllokuara, duke ndikuar në qarkullimin e automjeteve.
Në dy foltoret e mëparshme u angazhuan rreth 500 punonjës policie, ndërsa sot pritet të angazhohen rreth 300 efektivë, pra 200 më pak.
Mbarëvajtja e protestës, do të bëhet edhe përmes kamerave të sigurisë, lyerja me graso e shtyllave elektrike, për të shmangur ngjitjen apo dëmtimet dhe ndalimi i autoveturave të televizioneve për t’u parkuar përpara Kryeministrisë, një rregull që nuk ishte zbatuar në protestat e mëparshme./Versus.al
