POLITIKË /

PD 'nuk humb' Mirditën, fiton me 1 mijë vota më tepër kundrejt PS (REZULTATI)

Sipas të dhënave zyrtare të KZAZ-së, PD ka marrë 5.453 vota, ndërsa PS ka siguruar 4.008 vota, duke krijuar një diferencë prej 1.445 votash në favor të opozitës.

Shkruar nga Versus

 

PD 'nuk humb' Mirditën, fiton me 1 mijë vota më

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Mirditës, ku Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka dalë fituese me një diferencë të ndjeshme ndaj Partisë Socialiste (PS).

Sipas të dhënave zyrtare të KZAZ-së, PD ka marrë 5.453 vota, ndërsa PS ka siguruar 4.008 vota, duke krijuar një diferencë prej 1.445 votash në favor të opozitës.

Mirdita është një nga zonat që tradicionalisht ka mbështetur të djathtën, dhe rezultati i këtyre zgjedhjeve e përforcon këtë tendencë. Edhe pse në rang kombëtar PS mban avantazhin, në Mirditë demokratët kanë arritur të mobilizojnë bazën e tyre elektorale në mënyrë të dukshme. /Versus.al/

Poll