POLITIKË /

PD shpalli "bllok politik", PS: Puna në komisionet për 'Zgjedhoren' dhe 'Territorialen' do të vijojë

Shkruar nga Versus

PD shpalli "bllok politik", PS: Puna në komisionet për

Pavarësisht vendimmarrjes së Partisë Demokratike për të ndërprerë çdo lloj diskutimi politik si shenjë revolte ndaj qeverisë, socialistët do të vijojnë punën me komisionet e posaçme të Reformës Zgjedhore dhe asaj Territoriale.

Ky është qëndrimi i mbajtur nga socialistët të cilët mblodhën sot grupin parlamentar ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Ky i fundit u kërkoi deputetëve që të jenë aktivë në zonat ku janë zgjedhur, ndërsa u bëri thirrje që të përqendrohen më së shumti tek ligjet e BE.

Puna për reformat zgjedhore e territoriale, do të vijojë edhe vetëm me praninë e socialistëve të cilët thonë se nuk kanë ndërmend të vonojnë ecurinë për asnjë moment. Versus.al

Poll