POLITIKË /

Peleshi mbledh nesër krerët e grupeve parlamentare: të martën seancë plenare, të enjten dhe të premten debat maratonë (AGJENDA)

Të martën, Kuvendi do të mblidhet në dy seanca ku pritet ngritja e komisioneve parlamentare dhe miratimi i ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit.

Shkruar nga Versus
Peleshi mbledh nesër krerët e grupeve parlamentare: të
Niko Peleshi

Kryetari i ri i Kuvendit, Niko Peleshi, do të zhvillojë nesër takimin e parë me krerët e grupeve parlamentare për të marrë propozimet e deputetëve që do të shpërndahen në organet e reja parlamentare.

Të martën, Kuvendi do të mblidhet në dy seanca ku pritet ngritja e komisioneve parlamentare dhe miratimi i ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit. Në përputhje me njoftimin e Kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS, komisionet do të rikonceptohen: 7 do të drejtohen nga mazhoranca dhe 4 nga opozita.

Deputetët do të kenë një javë të ngarkuar pasi të enjten dhe të premten është planifikuar një seancë plenare maratonë për programin qeverisës dhe kabinetin “Rama 4”.

Komisionet që do të drejtohen nga PS:

Ekonomia, Punësimi dhe Financat
Çështjet Ligjore dhe Administrata Publike
Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtja
Burimet Natyrore, Infrastruktura dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm
Bujqësia, Ushqimi dhe Zhvillimi Rural
Evropa dhe Punët e Jashtme
Nismat Qytetare, Bashkëpunimi dhe Mbikëqyrja Institucionale

Komisionet që do të drejtohen nga PD:

Edukimi, Shkenca dhe Sporti
Shëndetësia dhe Mirëqenia Sociale
Të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Kultura, Turizmi dhe Diaspora

Poll