POLITIKË /

“Për ata që kanë merakun e gabuar për shkelësit e mëdhenj”, Rama poston videon e shembjes së një objekti pa leje në bregdet

Shkruar nga Versus
“Për ata që kanë merakun e gabuar për shkelësit e
Pamje nga shembja

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike një video ku shfaqet momenti i prishjes së një objekti të ndërtuar në mënyrë të paligjshme në breg të detit.

Në postimin e bërë në rrjetet sociale, Rama shkruan se kjo video është për ata që kanë “merakun e gabuar” se shkelësit e mëdhenj nuk po ndëshkohen. Ai thekson se objekti i shkatërruar nuk është as i pari e as i fundit që do të rrënohet për shkak të shkeljeve flagrante në lejet e ndërtimit.

Kjo video është për ata që kanë merakun e gabuar se s’po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj, si edhe për të ritheksuar faktin që kjo ngrehinë këtu nuk është as e para dhe as e fundit që rrafshohet për paligjshmëri, ndërkohë që të tjera procese sekuestrimesh po bëhen në Vlorë e jo vetëm, për shkelje brutale të lejeve të ndërtimit????

Njëkohësisht pakoja e re e masave që do të miratojmë së shpejti do të jetë një mesazh i qartë për të gjithë, ata që shkelin ligjin duke lënduar mjedisin e përbashkët po edhe ata që mbyllin sytë përpara shkelësve????????????️????????”,  shkruan Rama./ Versus.al

Poll