Kreu i qeverisë Edi Rama ka surprizuar me emërimet në disa prej ministrieve të vendit duke shpallur në krye të tyre emra të njohur dhe të panjohur në arenën politike. Në ekipin e ri qeverisës numërohen largimet e 8 ministrave, konkretisht: Bora Muzhaqi, Ulsi Manja, Anila Denaj, Igli Hasani, Ervin Hoxha, Taulant Balla, Ogerta Manastirliu dhe Arbjan Mazniku.
Rama njoftoi se ministre e Brendshme, në dikasterin me më së shumti sfida, do të jetë Albana Koçiu e cila ka mbajtur për një periudhë kohe edhe postin e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Një porosi që i la ishte modernizimi i rrjetit të adresave në vend.
Fjala e Ramës:
E shoh të rëndësishme të nënvizoj dicka këtu që Ervin Hoxha dhe Igli Hasanit që do i besoj komisionin për europën dhe punët e jashtme kanë bërë punë të mirë. Por në krye të atyre dy prej ministrive më të prapambetura duhet tërmet. Tërmet Pecin e kemi deputet nuk e bëjmë dot ministër të brendshëm. Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme është një tjetër përmbledhje pluhurash. Ministria e Jashtme jeton në një zonë orare tjetër e ndryshme nga zona e Shqipërisë. Prej vitesh rezultatet janë modeste, nuk ndryshojnë. Ka një tjetër arsye për ta ndryshuar drejtimin e kësaj ministrie. Në këtë fazë të re, ku na duhet të përgatitemi për një ofensivë diplomatike si asnjëherë më parë. Na duhet një person me aftësi të spikatur që nuk i pushon goja dhe ajo është Elisa Spiropali.
Është koha që turizmi ti bashkohet kulturës ndërsa mjedisi do dalë ministri më vete. Blendi do jetë ministri i duhur në këtë fazë për të qenë ministër i Kulturës dhe Turizmit. Mirela do ta lërë stafetën e turizmit pas një pune plot mund dhe pasion. Ndërkohë që turizmi gjendet në një udhëkryq strategjik mes ngjitjes së vështirë. Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit do t’i bashkohet dhe sporti.
Edhe ministrinë e Mjedisit do e drejtojë Sofjan Jaupaj që është negociatori i Shqipërisë për kapitullin që lidhet me mjedisin. Ai mbetet një nga njohësit më të mirë të anës ligjore që lidhet me mjedisin, i ka ngjitur shkallët e karrierës një e nga një. Tani do vihet në një “provë zjarri” kur Shqipëria ka nevojë.
Mirela Kumbaro do të jetë ministre e Arsimit. Parë nga këndvështrimi im, boshllëqet janë të mëdha. Po përdor fjalën e duhur duke folur si një kryeministër i sapozgjedhur që ska lidhje fare me atë që ka qenë gjithë këto vite. Nuk jam pesimist, as përballë kësaj ndërhyrje tejet të vështirë që i ka lidhur fëmijët tanë pas ekraneve të një bote tjetër.
Shëndetësinë do ta drejtojë një studente e dikurshme e këtij fakulteti. Ajo ka spikatur si akademike dhe mjeke në disa prej qendrave spitalore në botë. Profesore Evis Sala do ta lërë Italinë për të na u bashkuar si ministre e Shëndetësisë dhe mirëqenies sociale.
Përbërja e plotë e qeverisë Rama 4:
Kryeministër, Edi Rama.
Zv/kryeministre, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku
Ministre e Brendshme, Albana Koçiu
Ministre e Jashtme, Elisa Spiropali
Ministër i Financave, Petrit Malaj
Ministër Turizmi, Kulture dhe Sporti, Blendi Gonxhe
Ministër i Mjedisit, Sofjan Jaupaj
Ministre Arsimi, Mirela Kumbaro
Ministër Shëndetësie, Evis Sala
Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Brahimi
Ministria e Inteligjencës Artificiale, Djella
Ministri i Drejtësisë, Besfor Llamallari
Ministër i Mbrojtjes, Pirro Vëngu
Ministër i Bujqësisë, Andis Salla
Ministër i Shtetit për Pushtetin vendor, Ervin Demo
Kryenegocatorja Majlinda Dhuka,
Ministre e Antikorrupsionit, Adea Pirdeni
Ministër i Marrëdhënieve me Kuvendin, Toni Gogu. Versus.al







