
Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut për ti hapur rrugën SPAK për ta arrestuar.
Mbledhja përfundoi pa ndonjë vendim dhe pa caktuar një datë për vijimin e shqyrtimit të çështjes.
Partia Demokratike, këmbënguli që takimi i ardhshëm të zhvillohet në 22 dhjetor. Partia Socialiste kundërshtoi, dhe insistoi që mbledhja e ardhshme të zhvillohet muajin janar, ndërsa SPAK kërkoi që mbledhja të zhvillohet 3-5 ditët e ardhshme. Mbrojtja e Belinda Ballukut kërkoi tre javë kohë për tu njohur me dosjen, pasi sipas tyre ishte voluminoze.
Prokurorët bënë të ditur se materiali i USB-së mund të aksesohet vetëm nga anëtarët e Këshillit të Mandateve, ndërkohë Prokuroria ra dakord që avokati i Belinda Ballukut të njihej me provat e mbledhura deri më tani.

