
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka reaguar pas videos së publikuar në rrjetet sociale ku një anëtare e PD përplasej me flamur Nokën dhe më pas u mor vendimi për përjashtimin e saj nga nga kryesia në Kamëz.
Spaho e krahason përjashtimin e Anila Aliajt me kohën e Partisë së Punës ndërsa kritikon Flamur Nokën të cilin e quan “Flamuri i Foltores”.
Reagimi:
E përjashtoi Flamuri nga kryesia zonjën Anila Aliaj sepse i kerkoi llogari për mosrespektimin e primareve.
E perjashtuan se foli, se ka mendim ndryshe nga udheheqja. Antaresia nuk duhet te mendoje, ajo duhet vetem te zbatoje ato qe thote Flamuri.
Ngjashem me kohen e PPSH kur te perjashtonin per shkeljen e vijes se Partise dhe syrgjynoseshe.
Ngjashëm me kohën e Lulzim Bashës që përjashtoi 5 deputetë, midis të cilëve dhe Flamur Noken sepse kishin mendime ndryshe nga Basha. Sot te perjashton Flamuri i Foltores. Njëlloj sikurse të përjashton edhe Rama nga partia e tij. Fol po deshe. Jetojme në demokraci. Versus.al

