POLITIKË /

Përplasjet mes Ismailit dhe Spiropalit, Niko Peleshi nga Maliqi: Thashetheme politike! Ja çfarë ndodhi!

Nga Maliqi, ai e ka konsideruar situatën si pjesë e diskutimeve të gjata brenda PS-së, duke e cilësuar këtë rrjedhë të debatit si të shëndetshme për demokracinë e brendshme të partisë.

Shkruar nga Versus

Përplasjet mes Ismailit dhe Spiropalit, Niko Peleshi nga Maliqi:

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, ka reaguar pas thashethemeve se në mbledhjen e djeshme të Partisë Socialiste ka ndodhur një përplasje mes ministres së Marrëdhënieve me Parlamentin, Erjona Ismailit, dhe deputetes Elisa Spiropali.

Nga Maliqi, ai e ka konsideruar situatën si pjesë e diskutimeve të gjata brenda PS-së, duke e cilësuar këtë rrjedhë të debatit si të shëndetshme për demokracinë e brendshme të partisë.

Peleshi ka theksuar se lajmet mbi një përçarje të mundshme janë thashetheme pa bazë politike dhe pa lidhje me substancën e zhvillimeve reale të brendshme të PS-së.

Ai ka shtuar se diskutimet e gjata midis anëtarëve të lartë të partisë janë normale dhe nuk mund t’i referohen si përçarje, veçanërisht kur struktura funksionon me frymë të hapur debate dhe jo si një formacion i “ustë” pa mendime të pavarura.

“Nëse i referoheni thashethemeve, unë nuk mund të komentoj thashetheme pa substancë politike. Nuk di ç’do të thotë përçarje. Natyrisht ka diskutime. Orë të gjata diskutimi kemi pasur dje dhe kjo besoj është e shëndetshme. Natyrisht që s’mund të quhet përçarje diskutimi. Ne nuk jemi një formacion ushtarak pa mendime dhe pa frymë diskutimi dhe pa demokraci të brendshme, por mendoj që ju i referoheni disa thashethemeve të cilat s’kanë lidhje fare me substancën politike të zhvillimeve të brendshme të një partie politike. Këto janë thashetheme pa asnjë kontekst politik,” - tha Peleshi./Versus.al

Poll