Deputetja e Partisë Socialiste Elisa Spiropali ka replikuar me deputetin e Rithemelimit Flamur Noka në seancën e sotme parlamentare i cili kërkoi rikthminin e Sali Berishën në grupin e PD si dhe mocionin me debat për emisionin e RAI3 për Shqipërinë.
Spiropali: Kjo që po bëni ju nuk quhet opozitë ka vetëm një emër utopia, ushtria e turpit të opozitarëve pa ide.Të vini këtu dhe të bllokoni foltoren unë mund t'ju tregoj vetëm rregulloren me çfarë tërhiqet vëmëndja dhe pastaj nxirreni jashtë kësaj salle për prishje rendi ose ndryshe e mbyllim këtë votinm derisa të mësohen. Ishte e parashikuar kjo që po bëni asamblia utopia.
Është e parashikuar kjo që bërë nga RAI 3 etj. Nuk është hera e parë që ansambli utopia i ka bërë këto. Në 2009 Flamur kur menduar që gjetët shkas ju për të djegur mandatet, nuk doni të kuptonit as atëherë, as tani se sapo kishte filluar dimri juaj. Nuk e kuptonit as në 2019, se i besuat edhe vetë propagandës.
Jeni shumë komik me tekstin dramatik që recitoni. Është më mirë të dilni jashtë dhe të shtoni numrin e protestuesve sepse këtu jeni shumë pak. Këtë po e them në dashamirësinë e një njeriu që do të zhvillojë normalisht seancën.








