POLITIKË /

Policia ndërhyn dhe largon protestuesit e ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj përfundon në spital

Lapajt i ra bombola e gazit në kokë gjatë ndërhyrjes së policisë.

Shkruar nga Versus
Policia ndërhyn dhe largon protestuesit e ‘Shqipëria
Adriatik Lapaj

Policia e Shtetit ndërhyri pas mesnatës të së dielës për të shpërndarë protestuesit e mbledhur para kryeministrisë nga ana e Lëvizjes Shqipëria Bëhet që prej datës 8 dhjetor të vitit të kaluar.

Gjatë ndërhyrjes, forcat e policisë kanë përdorur mjete të posaçme për të larguar disa prej pajisjeve të përdorura nga protestuesit gjatë qëndrimit të tyre. teksa aksioni vijonte, raportohet se mbeti i lënduar edhe drejtuesi i lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj i cili dyshohet se ka pësuar dëmtime në kokë të shkaktuara nga një bombol gazi.

Pas incidentit, në vendngjarje është thirrur ambulanca dhe Lapaj është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ditën e djeshme në orën 12:00 para kryeministrisë u zhvillua një protestë kombëtare e thirrur nga Lapaj në të cilën pati edhe përplasje të qytetarëve me policinë. Versus.al

Poll