
Krerët e politikës në Shqipëri kanë uruar besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin, festën që vjen pas një muaji agjërimi dhe afrimi shpirtëror me Zotin.
Presidenti Bajram Begaj uroi besimtarët me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shprehu urimet për mbarësi dhe gëzim në familjet shqiptare.
‘’Me rastin e festës së Fitër Bajramit, uroj të gjithë besimtarët myslimanë: gëzuar e mbarësi paçi gjithmonë në familjet tuaja! Qoftë agjërimi dhe përkushtimi juaj i pranuar! Qoftë kjo festë një ditë gëzimi dhe solidariteti për të gjithë!’’- shkruan Begaj.
‘’MIRËMËNGJES, GËZUAR FITËR BAJRAMIN’’- shkroi Rama në rrjetet sociale ku kishte publikuar edhe një foto nga libri i shenjtë i Kuranit.
Berisha uroi festën me anë të një fotoje me bashkëshorten e tij duke e shoqëruar me mbishkrimin:
‘’Të dashur miq, pas 30 ditë agjerim, sakrificash dhe lutjesh besimtarët muslimanë festojnë me zemër të lehtësuar shpresën e pranimit të adhurimit dhe veprave të tyre nga Krijuesi.
Duke uruar ata dhe gjithë shqiptarët Gëzuar Fitër Bajramin, le t’i lutemi Zotit për kthimin e adhurimit të besimtarëve në mbarësi për ta, familjet e tyre dhe vendin’’. Versus.al

