
Pasi u duk se bënë “paqe” duke qenë se pranoi ftesën e Ramës për të ardhur në Tiranë, deputeti britanik Nigel Farage ka shkaktuar habi me deklaratën e bërë së fundmi.
Ai ka thënë se do të drekojë me Ramën për të folur rreth deportimit të kriminelëve shqiptarë duke i konsideruar si kërcënim për sigurinë kombëtare britanike.
“Ne do të deportojmë kriminelë të huaj. Do të shkoj për drekë pas disa javësh me kryeministrin e Shqipërisë. Mund të rezervoj një avion shumë të madh dhe të marr një ngarkesë me vete, nuk jam i sigurt ende. Ne do ta ndalojmë atë që është një kërcënim për sigurinë tonë kombëtare, atë që është një rrezik për vajzat dhe gratë në rrugët tona. Ne do t'i ndalojmë anijet dhe do t'i ndalojmë e deportojmë ata që hyjnë ilegalisht në vendin tonë, duke bërë atë që bën pothuajse çdo vend normal në të gjithë botën", u shpreh Farage para anëtarëve të Reform UK.
Farage tha se Britania duhet të jetë e përgatitur për zgjedhje të parakohshme të përgjthshme pas dorëheqjes së zv.kryeministres Angela Rayner.
“Nuk mund të vini ilegalisht dhe të qëndroni, ne do t’i ndalojmë anijet brenda dy javësh nga fitorja,” tha Farage duke argumentuar se një qeveri e reformuar do të ndalonte kalimin illegal të emigrantëve me anije.
Dy muaj më parë Farage pati një përplasje online me Ramën pasi ky i fundit i konsideroi të pavërteta shifrat e dhëna prej deputetit britanik lidhur me numrin e emigrantëve shqiptarë të burgosur. Versus.al







