POLITIKË /

Prej muajsh i burgosur për "Babalen", Berisha viziton Salianjin për herë të parë në burgun e Fierit

Shkruar nga Versus

Prej muajsh i burgosur për "Babalen", Berisha viziton Salianjin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vizituar sot ish-deputetin demokrat Ervin Salianji, i cili prej muajit shtator po vuan dënimin në burgun e Fierit.

I shoqëruar nga deputeti Flamur Noka, kjo është hera e parë që ish-kryeministri shkon në burg për të takuar Salianjin.

Ky i fundit u dënua me 1 vit burg me vendim të formës së prerë nën akuzën e kryerjes së veprës penale “kallëzim i rremë” për dosjen e njohur si “Babale”. Ai publikoi përgjimin ku sipas tij shfaqej vëllai i ministrit të Brendshëm asokohe Fatmir Xhafaj, duke folur për trafik droge.

Demokratët e kanë konsideruar dënim politik burgosjen e Salianjit, duke pretenduar se nuk ka pasur vepër penale të kryer prej tij. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: