
Presidenti Bajram Begaj ka firmosur lirimin nga detyra të 4 ambasadorëve shqiptarë në shtete të ndryshme. Konkretisht janë liruar nga detyra: Riza Poda, Bardhyl Cana, Sami Shiba dhe Vasilika Hysi.
Gjithashtu ka dekretuar emërimin e disa ambasadorëve të tjerë. Gazment Barbushulli është emëruar si ambasaor në Belgjikë, ndërsa Arbana Dautllari si ambasadore e Shqipërisë në BE.
Ambasadorëve të liruar nga detyra, u kishte përfunduar mandati.

