POLITIKË /

Presidenti i KiE konfirmon vizitën në Shqipëri, Rama: I inkurajuar për zhvillimet rreth anëtarësimit

Shkruar nga Versus
Presidenti i KiE konfirmon vizitën në Shqipëri, Rama: I
Kryeministri Edi Rama dhe presidenti i KiE, Antonio Costa

Kreu i qeverisë Edi Rama ndodhet në Luksemburg për mbajtjen e konferencës së katërt ndërqeveritare në kuadër të hapjes së grupkapitullit të dytë të negociatave të anëtarësimit për në BE.

Në një prononcim të shkurtër me mediat, i shoqëruar nga presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, Rama u shpreh i inkurajuar për ecurinë e negociatave dhe për të përmbushur detyrat në mënyrë që vendi të përmbyllë negociatat deri në vitin 2027.

“I jam shumë mirënjohës për kohën që më ka kushtuar për të zhvilluar një bisedë rreth përparimit që po bëjmë në këtë proces e pastaj edhe për samitin e ardhshëm të komunitetit politik evropian që ka një rëndësi të posaçme në këtë moment. Do flasim për rajonin ndaj të cilit presidenti është veçanërisht i përkushtuar. Ka shumë për të diskutuar, por në përgjithësi jam shumë i inkurajuar nga këto zhvillime dhe jemi tej mase të përkushtuar për të përmbushur të gjitha detyrat e kalendarit ambicioz për të mbyllur negociatat deri në 2027-ën”- deklaroi Rama.

Nga ana tjetër, Costa bëri me dije se në mesin e muajit maj do të zhvillojë një tur vizitash në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor për të diskutuar më në detaje lidhur me procesin e anëtarësimit në BE. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: