POLITIKË /

Procesi i votimit, ambasadori i BE: Mënyra sesi realizohen zgjedhjet, ndikon procesin e anëtarësimit në BE

Shkruar nga Versus

Procesi i votimit, ambasadori i BE: Mënyra sesi realizohen zgjedhjet,

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka folur për mediat lidhur me votimet e 11 majit, duke e konsideruar mënyrën sesi do shkojë procesi si shumë të rëndësishëm për anëtarësimin e vendit në BE.

Ai bëri me dije se i gjithë procesi është monitoruar që nga fushata zgjedhore.

“Dita e votimeve është vetëm një pikë, ne e kemi vëzhguar të gjithë procesin dhe fushatën. Mënyra sesi do të realizohen zgjedhjet, kanë shumë rëndësi për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Deri tani nuk mund të flas për mbarëvajtjen, do më duhet të konsultohem me vëzhguesit e OSBE për detajet”- u shpreh mes të tjerash Silvio Gonzato. Versus.al

Poll