
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe propozoi amendamentin e ri që ka për qëllim ashpërsimin e dënimit në Kodin Penal, për personat që u shesin duhan ose cigare elektronike të miturve.
Shitja e duhanit dhe cigareve elektronike, tek personat nënë moshën 18 vjeç kur më parë ndaj personit janë marrë masa administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë deri në 500.000 lekë ose me burgim nga 6 muaj deri në 1 vit.
“Kur nga kjo vjen dëmtimi i rëndë i shëndetit të të miturit, dënimi të jetë nga 4 deri në 8 vjet burgim, ndërsa kur kjo sjell si pasojë vdekjen e të miturit, dënimi duhet të jetë nga 8 deri në 16 vjet burgim,” tha Braçe.
Propozimet e socialistit pritet të votohen në seancën plenare./Versus.al

