
Gjatë marshimit drejt drejtorisë së policisë së shtetit, Sali Berisha foli për mediat duke thënë se protesta e sotme do të jetë në formë marshimi. Sa i takon drejtimit për tek policia, Berisha tha se bëhet për të treguar revoltën ndaj drejtorit Ilir Proda të cilin e konsideroi si pjesë të krimit të organizuar.
‘’Sot ka formën e një marshimi në rrugët e Tiranës për të shprehur zemërimin popullor ndaj kreut të organizatës kriminale të qeverisë shqiptare dhe anëtarëve të saj. Për t’i thënë Edi Ramës se jo një lubi, por edhe 30 lubi të largosh, do jesh vetëm ti objekti kryesor i revoltës popullore. Kazus i betejës tonë deri në largimin e tij është Edi Rama gjeneratori i të gjitha të këqijave të lidhura me pushtetin e tij. Largimi i njërit apo tjetrit përbëjnë vetëm sjellje të dëshpëruara për të ruajtur lëkurën e tij. Asgjë nuk e mbron dot atë nga revolta popullore.
Aty është një ndër kryebanditët, Ilir Proda për t’i thënë se aq sa ka faj Edi Rama, ka edhe ai si shërbëtor. Në zyrën e tij është edhe Ergys Agasi. Kjo nuk është ndaj policëve të thjeshtë, por ndaj këtij kryebanditi.’’- tha Berisha. Versus.al

