
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale ku bën me dije se kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga HEC-i i Komanit dhe i Vaut të Dejës ku po shkarkohet një sasi prej 700 m³/sekondë.
Sipas tij deri në këto momente për bashkinë e Shkodrës nuk është raportuar ndonjë problematikë nga moti i keq.
“Në kaskadën e Drinit si pasojë e rritjes së prurjeve, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës, ku aktualisht po shkarkohet një sasi prej 700 m³/sekondë, përveç prodhimit, shkarkime këto të monitoruara dhe të menaxhuara nga specialistët e hidrocentraleve.
Bashkia Shkodër është në koordinim të vazhdueshëm me KESH për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e çdo rreziku të mundshëm për zonat e territorit të bashkisë, ndërsa deri në këto momente nuk është evidentuar asnjë problematikë”- shkruan Rama. Versus.al


