POLITIKË /

PS del kundër KQZ: Mosnxjerrja e rezultateve të Vorës vendim arbitrar, ruani qetësinë

Zëdhënësja e Partisë Socialiste, Helena Kaçe ka bërë një deklaratë lidhur me (mos)shpalljen e rezultatit në Vorë dhe në Njësinë 10, duke e quajtur vendimin e KQZ, vendim arbitrat. Megjithatë bën thirrje që simpatizantët të ruajnë qetësinë dhe të presin rezultatin përfundimtar.

Shkruar nga Versus

PS del kundër KQZ: Mosnxjerrja e rezultateve të Vorës vendim

Zëdhënësja e Partisë Socialiste, Helena Kaçe ka bërë një deklaratë lidhur me (mos)shpalljen e rezultatit në Vorë dhe në Njësinë 10, duke e quajtur vendimin e KQZ, vendim arbitrat. Megjithatë bën thirrje që simpatizantët të ruajnë qetësinë dhe të presin rezultatin përfundimtar.

“Mosnxjerrja e rezultateve të Vorës dhe Njësisë 10 nga KQZ, me një vendim arbitrar që bie ndesh me logjikën e votimit elektronik, me traditën e shpalljes menjëherë të rezultatit, si edhe me vetë arsyen e investimit jo të vogël që është bërë për infrastrukturën elektronike, është një vendim arbitrar, i gabuar dhe zhgënyes për rolin e KQZ si garant i Sovranit popull, e jo i nevojave taktike të partive politike. 

Jemi të keqardhur për këtë dhe u bëjmë thirrje Partisë Socialiste të Vorës si edhe mbështësve tanë në Vorë të ruajnë qetësinë. 

Rezultati është në kuti dhe mos kini asnjë dyshim se asgjë dhe askush nuk e ndryshon dot atë. Ju jeni dallandyshja e parë e një fitoreje që do të jetë e paharrueshme në historinë e Partisë Socialiste. 

Urime, urime, urime! 

Të gjithë socialistët e përfshirë në proces në të gjithë Shqipërinë duhet të ruajnë qetësinë, t’u shmangen provokimeve dhe të nxjerrin me durim fitoren nga kutitë ku populli Sovran ka kyçur vendimin e tij historik.”, tha ajo. /Versus.al/

Poll