POLITIKË /

“Qenkemi mbledhur për mua, jo për Ramën”, Salianji-Nokës: Ke shkatërruar PD, jep dorëheqjen

Salianji bëri përgjegjës Nokën për situatën ku ndodhet PD duke thënë se edhe faji për Avokatin e Popullit është i tij.

Shkruar nga Versus

“Qenkemi mbledhur për mua, jo për Ramën”,

Mbledhja që po zgjat prej orësh në kryesinë e PD është shoqëruar me debate të ashpra mes Ervin Salianjit dhe Flamur Nokës pasi ky i fundit tha se me takimet që po zhvillonte ish-deputeti, po i shërbente qeverisë.

Salianji i kërkoi dorëheqjen Nokës duke e akuzuar për gjendjen ku ndodhet PD.

“Flamur ti duhet të japësh dorëheqjen sepse ke shkatërruar partinë Demokratike. Dil dhe takoi demokratët nëse i takon dot. Gabimi me Avokatin e Popullit është përgjegjësi e jotja”- mësohet t’i jetë drejtuar ish-deputeti.

Ndër të tjera Salianji ka shprehur pakënaqësinë e tij për mbledhjen duke thënë se ishte organizuar vetëm për të.

“Mendova se u mblodhëm për të rrëzuar Ramën, mbledhjen e sotme e paskeni bërë për mua”- shtoi ai.

Ndërsa në këtë moment ka ndërhyrë edhe Berisha i cili ka kërkuar takim personalisht me Salianjin. Versus.al

Poll