POLITIKË /

"Qeveri e Inteligjencës Artificiale", Rama: Shpejt mund të vijë dita! S'do ketë ministra me kushërinj për të punësuar

Megjithatë kryeministri tha se tani për tani ky nuk është synimi, por theksoi se do ta merrte përsipër me shumë dëshirë.

Shkruar nga Versus

"Qeveri e Inteligjencës Artificiale", Rama: Shpejt mund të

Teksa foli për integrimin e shërbimeve të Inteligjencës Artificiale në institucionet shtetërore, kryeministri Edi Rama dha edhe një detaj nga ajo çfarë kishte parë nga një vizitë në Emiratet e Bashkuara ku mbledhjet e bordit bëheshin me pranin e një vëzhguesi të Inteligjencës Artificiale.

Ai tha se zhvillime të tilla mund të bëjnë së shpejti që krijohen mundësi që qeveria e drejtuar nga kryeministri të jetë e gjitha Inteligjencë Artificiale duke thënë se nuk do ketë ministra që do kenë kushërinj për të futur në punë.

“Pashë një produkt që ata e kishin nisur në fondin e tyre të madh të zhvillimit. Mbledhjet e bordit të tyre bëheshin me praninë e një vëzhguesi AI. Mbasi flisnin ai mbante gjithë shënimet dhe jepte opinion mbi çfarë u tha duke iu referuar gjërave që i kanë bërë më para dhe mund t’i kishin harruar në atë diskutim. Ata thonin është akoma si vëzhgues, por ajo që vëzhguesi po bën dhe po na e provon përditë, është që shumë shpejt ai mund të bëhet anëtari më efikas i bordit. Kjo con në mundësinë që ti qeverinë ta kesh AI. Shumë shpejt mund të vijë dita që ministrin X e ke AI. S’ka as kushërinj për të futur në punë, as interesa të asnjë natyre që të prishë proceset. Nuk po them se ky është synimi ynë, megjithëse me shumë dëshirë do ta merrja përsipër, por është e pafundme kjo botë”- deklaroi kreu i qeverisë. Versus.al

 

Poll