POLITIKË /

"Qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme", Berisha akuza Ramës për zgjedhjet: Ja kur përfundon misioni im

Ish-kryeministri tha se misionin e tij në krye të PD do e konsiderojë të mbyllur vetëm pasi të jetë rikthyer vota e lirë e qytetarëve.

Shkruar nga Versus
"Qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme", Berisha akuza
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat ku përsëriti qëndrimin e tij sa i takon zgjedhjeve të 11 majit, duke i cilësuar ato si “farsë elektorale”. Ai tha se kërkon zgjedhje të parakohshme me qeveri teknike.

“Normalisht vetëm zgjedhje të parakohshme. Pa diskutim. Qeveri teknike, me një axhendë të përcaktuar, problemet që zgjidhen direkt me integrimin dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kjo është kërkesa jonë, për të cilën do luftojmë me të gjithë mbështetësit tanë dhe miqtë tanë në Europë dhe në botë”- tha Berisha.

Sa i takon qëndrimit të tij në krye të PD, Berisha e la të kuptohet se nuk do të tërhiqet nga posti që mban duke theksuar se misioni i tij përfundon vetëm kur të ketë zgjedhje të lira.

“Misioni im mbaron ditën kur shqiptarët të votojnë të lirë. Kjo është një betejë që mbyllet me sukses ditën kur shqiptarët të votojnë të lirë. Por me këtë narkoshtet, shqiptarët kurrë, pa u çliruar prej tij, nuk do mund të votojnë të lirë. Dhe në fakt beteja e madhe, lufta e madhe fiton pas kësaj farse. Nuk duhet të flasim për zgjedhje më, duhet të flasim për farsë elektorale.”

Sipas kryedemokratit, partitë e reja i hoqën PD-së plot 8 mandate deputetësh duke bërë që pavarësisht votave, të merrnin po aq mandate sa Tom Doshi, duke përjashtuar Arlind Qorin e Lëvizjes Bashkë.

“Censurë, manipulime, deformime. Të gjitha këto janë të vërteta. Sigurisht vota mund të shkojë këtu e atje, por një gjë dua të të them, opozita iu ofroi këtyre forcave që bënin opozitën e opozitës, koalicionin. Ato sigurisht refuzuan. Tani këto forca, përveç Arlind Qorrit, morën deputetë sa Tom Doshi. Tre deputetë Tom Doshi, tre deputetë. Kjo shërbeu për t’i hequr opozitës të paktën 8 deputetë.

“Këta shërbyen për ta privuar opozitën nga 8 deputetë. Po a është ky fundi? Jo, sepse opozita farsën nuk e fiton. Atëherë çfarë duhet të bëjmë? Janë 520 mijë shqiptarë që votuan kundër Edi Ramës. Unë u ftoj të gjithë ju, u ftoj të gjithë gazetarëve, duhet të jemi të vërtetë me njerëzit.

Farsa është farsë dhe kjo farsë është ndërkombëtarisht e dënuar në rezolutën e Valencias. Por e vërteta është, është bërë shoshë edhe nga raporti i vëzhguesve të komunitetit ndërkombëtar”- deklaroi kreu i PD. Versus.al

Poll