POLITIKË /

Rama-Berisha përballë në sallën e gjyqit? Gjokutaj: Të dy persona emotivë, ja ç’duhet të presim

Kështu e ka konsideruar avokati Genc Gjokutaj një përballje mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD Sali Berisha në GJKKO për dosje “Partizani”.

Shkruar nga Versus

Rama-Berisha përballë në sallën e gjyqit? Gjokutaj: Të

Përballja e parë mes dy politikanëve më të rëndësishëm shqiptarë në sallën e gjyqit.

Kështu e ka konsideruar avokati Genc Gjokutaj një përballje mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD Sali Berisha në GJKKO për dosje “Partizani”.

I ftuar në “Kjo Javë”, Gjokutaj u shpreh se kjo çështje është beteja e jetës për Berishën, pasi sipas tij është goditur politikisht nëpërmjet “Partizanit”.

“Ditën që do të vijë Rama në gjykatë Berisha do të jetë në sallë, e ka deklaruar edhe vetë përballë mediave. Një gjë të tillë e lejon procedura. Kur të vijë Rama bën formulën e betimit dhe nisim ne si mbrojtje pyetjet tona. Nuk ka rëndësi ne si avokatë a Berisha. Shterojnë pyetjet tona pyetet prokuror mund të pyesë edhe gjykata për momente që nuk është e qarta. Mund të ketë debate kontestime mund të shkohet edhe në ngritje zëri. Do të ishte përballja e dy politikanëve kryesorë në një sallë gjyqi, janë të dy shumë emotivë, nuk janë tipa indiferentë. Kjo është beteja e jetës për Berishën, e kanë goditur me një qëllim politik”, tha ai./BW

Poll