POLITIKË /

Rama dhe gjyqtari Balliu përplasen sërish për pallatin e konfiskuar

Ky objekt ishte konfiskuar nga shteti pasi ishte ndërtuar pa leje, ndërsa gjyqtari Balliu vendosi të pezullojë konfiskimin, duke e legjitimuar ndërtesën. Vendimi i tij është kundërshtuar ashpër nga Rama, i cili e akuzon se ka mbrojtur interesat e pronarëve që kanë abuzuar me ligjin.

Shkruar nga Versus

 

Rama dhe gjyqtari Balliu përplasen sërish për pallatin e

Kryeministri Edi Rama dhe gjyqtari Hazbi Balliu kanë vijuar konfliktin publik me akuza dhe dokumente zyrtare të shpërndara online, lidhur me një pallat shumëkatësh në zonën e Rrugës së Elbasanit.

Ky objekt ishte konfiskuar nga shteti pasi ishte ndërtuar pa leje, ndërsa gjyqtari Balliu vendosi të pezullojë konfiskimin, duke e legjitimuar ndërtesën. Vendimi i tij është kundërshtuar ashpër nga Rama, i cili e akuzon se ka mbrojtur interesat e pronarëve që kanë abuzuar me ligjin.

Pallati i konfiskuar ishte parashikuar të shërbente si seli e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), pasi godina e vjetër është shpallur e pabanueshme për shkak të dëmeve nga tërmeti. Sipas gjyqtarit Balliu, ASHK mund të vijojë aktivitetin në ndërtesën e vjetër, gjë që kryeministri e cilëson absurde dhe të rrezikshme për jetën e punonjësve.

Në një reagim të fortë, Rama shkruan:

“As 10 minuta nuk i janë dashur gjykatësit Balliu që t’i dalë kundër shtetit dhe të marrë anën e paditësve që kanë bërë një pallat të tërë pa leje (…). Atij i ka mjaftuar fakti që në godinën e vjetër nuk ka pasur viktima, prandaj sipas tij puna mund të vazhdonte nën tavanët që binin, ndërsa pallatin pa leje shohim e bëjmë…”

Konflikti mbetet i hapur mes ekzekutivit dhe gjyqësorit, ndërsa vendimi për pallatin pritet të ketë zhvillime të tjera. /Versus.al

Rama dhe gjyqtari Balliu përplasen sërish për pallatin e

Poll