POLITIKË /

“Rama duhet të largohet, ka vjedhur masivisht”, Lapaj në protestë: Qytetarët të bashkohen për ta rrëzuar

Pati një moment përplasje mes policisë dhe protestuesve pasi efektivët tentuan t'u merrnin gjeneratorin.

Shkruar nga Versus

“Rama duhet të largohet, ka vjedhur masivisht”, Lapaj në

Adriatik Lapaj, kreu i partisë “Lëvizja Shqipëria Bëhet” ka mbajtur fjalën e tij në protestën e thirrur sot në orën 12:00 para kryeministrisë. Pas më shumë se 2 javësh në protestë para godinës së qeverisë, Lapaj ka thirrur protestë kombëtare ku u ka kërkuar qytetarëve që të bëhen bashkë për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama nga pushteti.

Duke e akuzuar Ramën për vjedhje masive ndaj qytetarëve, Lapaj u shpreh se është koha që ai të largohet dhe të dalë para drejtësisë. Ndërsa përmendi gjendjen ku ndodhet vendi, Lapaj u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen në betejë përballë qeverisë.

“Mos vallë ka ilace në spitale? Mos vallë ka siguri në këtë vend? Ndaj ky është një bandit që drejton një çetë banditësh që duhet shembur. Është koha e brezit të ri, dorëhiqu! Kjo është republika e banditit që do të na mbyllë gojën.

Mendoni prindërit tuaj, si janë vjedhur si u është shkatërruar jeta. Është koha që fermerët të dalin rrugëve për mundin që ua mori lumi dhe lekët që nuk ua dha Edi Rama. Është koha e një nisje të madhe të së mirës përballë së keqes. Ka vetëm dy palë, banditët që na kanë marrë peng dhe populli i nënshtruar. Njerëzit e ndershëm duhet të bashkohen”- u shpreh Lapaj ndër të tjera. Versus.al

 

Poll