Gjatë ceremonisë së uljes së avionit të parë në aeroportin e Vlorës, kryeministri Edi Rama bëri me dije se një kompani shqiptare “Air Kosova” është regjistruar për të nisur fluturimet në aeroportin e Kukësit, për të mos i ndaluar më në vazhdim.
Ai tha se kompania është regjistruar në janar të këtj viti dhe se bazën do ta ketë në aeroportin e Kukësit. Aktualisht po punohet për sigurimin e avionëve.
“Ku lidhet Kukësi këtu? Lidhet sepse ka nisur puna prej kohësh dhe në janar është regjistruar zyrtarisht kompania, një kompani e re shqiptare, tani jut ë Kosovës do prekeni në mënyrë të posaçme,. Një kompani e re shqiptare që do nisë së shpejti fluturimet në aeroportin e Kukësit për të mos i ndalur më. “Air Kosova” do jetë kompania tjetër shqiptare dhe këta dy avionë do jenë dy avionët e krenarisë tonë të përbashkët. “Air Albania” që do ketë bazën e vetë në Vlorë dhe “Air Kosova” që do ketë bazën e vetë në Kukës. Nuk po jap datë sepse jam mësuar tanimë që këto datat që jap unë, fusin brenda syrit të keq dhe tani syri i keq plasi se edhe baca zbriti”- u shpreh Rama. Versus.al








