POLITIKË /

Rama kritika ambasadorëve: Shqipëria nuk ka luksin të mos njohë kapitalin njerëzor jashtë vendit

Kryeministri nënvizoi se Shqipëria, si një vend i vogël me popullsi të kufizuar, nuk mund të lejojë padijeninë për burimet e saj njerëzore jashtë kufijve. Sipas tij, shërbimi diplomatik duhet të garantojë të paktën njohjen dhe evidentimin e profesionistëve shqiptarë në botë, si një bazë mbi të cilën mund të ndërtohen projekte të përbashkëta.

Shkruar nga Versus
Rama kritika ambasadorëve: Shqipëria nuk ka luksin të mos
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama gjatw takimit me ambasadorët e Shqipërisë ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së shqiptarëve jashtë atdheut në proceset zgjedhore dhe në jetën publike të vendit, duke e cilësuar si një faktor që forcon jo vetëm fuqinë e tyre vendimmarrëse, por edhe detyrimin e shtetit për t’u shërbyer dhe organizuar më mirë me diasporën 

“Pjesëmarrja e shqiptarëve jashtë atdheut në zgjedhje forcon jo thjeshtë rolin e tyre në aspektin e fuqisë vendimmarrëse në vend, por forcon edhe nivelin e detyrimit tonë për t’u shërbyer dhe për t’u organizuar me ta. Edhe këtu ka disa arritje të veçanta, por në tërësi jemi shumë mbrapa”, tha Rama.

Ai nënvizoi se Shqipëria, si një vend i vogël me popullsi të kufizuar, nuk mund të lejojë padijeninë për burimet e saj njerëzore jashtë kufijve. Sipas tij, shërbimi diplomatik duhet të garantojë të paktën njohjen dhe evidentimin e profesionistëve shqiptarë në botë, si një bazë mbi të cilën mund të ndërtohen projekte të përbashkëta.

“Është e papranueshme që ne të mos kemi një database që pasurohet dita ditës me profesionistë shqiptarë në mbarë botën. Shumë prej tyre shkëlqejnë, kanë sukses, nuk kanë nevoja materiale ndaj Shqipërisë, por do ta mirëprisnin një ftesë të vendit të tyre për të kontribuar”, u shpreh kryeministri.

Rama theksoi se në kohën kur bota është e ndërlidhur dhe mundësia për të kontribuar nga distanca është reale, Shqipëria duhet të shfrytëzojë këtë kapital të jashtëzakonshëm njerëzor që ka jashtë vendit.

Edi Rama: Pjesëmarrja e shqiptarëve jashtë atdheut në zgjedhje forcon jo thjeshtë rolin e tyre në aspektin e fuqisë vendimmarrëse në vend, por forcon edhe nivelin e detyrimit tonë për t’u shërbyer dhe për t’u organizuar me ta. Edhe këtu ka disa arritje të veçanta, suksese apo më saktë pozitive, por në tërësi jemi shumë mbrapa. Jemi një vend i vogël dhe popull i vogël që nuk e kemi luksin të mos kemi as dijeni për burimet tonë njerëzore jashtë vendit, për shqiptarët e shkolluar, profesionistë e jashtëzakonshëm, që ne i kemi në të gjitha vendet e botës. Dhe minimalisht dijeninë për ta, për ekzistencën e tyre duhet të na e garantojë shërbimi diplomatik. Me këtë dijeni shumëçka tjetër mund të ndërtohet. Por që ne të mos kemi një database që pasurohet dita ditës me profesionistë shqiptarë në territorët e mbarë botës, dhe kur shumë shqiptarë shkëlqejnë dhe bëjnë sukses dhe nuk kanë nevoja materiale ndaj Shqipërisë por do ta mirëprisnin një ftesë të Shqipërisë për të kontribuar, ndërkohë që bota është bërë kaq e ndërlidhur, kur nuk ka më asnjë nevojë për të lëvizur, që aty ku je që të japësh një kontribut, është e papranueshme që ne kemi kaq padituri për një kapital të jashtëzakonshëm që kemi jashtë vendit./Versus.al

Tags:

edi rama

Poll