POLITIKË /

Rama kritika BE-së: Nuk duhet të kishte lënë që SHBA të drejtonte negociatat me Rusinë

Rama tha se Evropa nuk duhet të kishte lënë në duart e SHBA negociatat për luftën në Ukrainë.

Shkruar nga Versus

Rama kritika BE-së: Nuk duhet të kishte lënë që SHBA

Gjatë një interviste të dhënë për median estoneze “Postimees”, kryeministri Edi Rama kritikoi Bashkimin Europian për strategjinë në politikën e jashtme. Sipas tij, Evropa ka gabuar duke lënë SHBA-të në drejtimin e negociatave me Rusinë

Kirika pati edhe për sfidat e ngadalësimit gjatë proceseve të anëtarësimit në BE, por pretendoi se Shqipëria mund të përshpejtojë anëtarësimin e saj në BE duke hequr dorë nga e drejta e vetos.

"Kjo është një tjetër pasojë e asaj që Evropa nuk bëri. Ishte gabim ta linim udhëheqjen e këtij konfrontimi tërësisht në duart e Shteteve të Bashkuara. Dhe ishte gabim ta linim udhëheqjen e bisedës në duart e Shteteve të Bashkuara.

Mendoj se Evropa duhet ta kishte bërë dhe duhet ta bëjë vetë. Dhe sigurisht në bashkëpunim, në koordinim sido që të doni ta thoni, por Evropa nuk mund ta delegojë ekzistencën dhe pozicionin e saj në botë."- tha Rama mes të tjerash. Versus.al

Poll