POLITIKË /

Rama kritika gjyqtarëve për Ballukun: Shteti nuk është “përshesh” në oborrin e gjyqësorit

Shkruar nga Versus

Rama kritika gjyqtarëve për Ballukun: Shteti nuk është

Kryeministri Edi Rama në Podkastin FLASIM, kritikoi prokurorët dhe gjyqtarët të cilët sipas tij, u ngutën me vrap për t’iu drejtuar kuvendit të heqë imunitetin e Belinda Ballukut pa pritur një vendim përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese.

Duke e konsideruar një absurditet që kalon çdo përmasë.

“Pas absurditetit për pezullimin do të nisim një analiza të thellë ndaj sistemit gjyqësor në Shqipëri. Kjo gjë nuk ndodh në asnjë vend europian. Prokurorët për masat ekstreme në ditët e fundit, nuk e mbajtën parasysh që jemi në një çështje ballë përball në gjykatën kushtetuese në 22 janar do të shqyrtohet ky vendim anti-demokratik në një vend europian.

Shteti nuk është përshesh në oborrin e gjyqësorit, një brutalitet.

Nuk ka asnjë gjasa që ne shumica ta shqyrtojmë ngutur masën ekstreme të prokurorëve për pezullimin e zv.kryeministres do të gjykohen me shumë qetësi por jo pa dhënë gjykata kushtuese vendimin përfundimtar. Drejtësia nuk bën punë por gjykon”, tha Rama./Versus.al

Poll