
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në orën 11:00 grupin parlamentar të Partisë Socialiste dhe ministrat e kabinetit qeveritar.
Mbledhja do të mbahet në Pallatin e Brigadave dhe pritet që përqendrimi kryesor të jetë në ecurinë e negociatave të vendit për anëtarësim në Bashkimin Europian. Gjatë mbledhjes pritet të raportojnë ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha dhe kryenegociatorja Majlinda Dhuka.
Raportimi i tyre do të përqendrohet tek kapitulli 24 i negociatave: Drejtësia, Liria dhe Siguria. Ndërkohë qeveria ka dorëzuar në Kuvend një raport për ecurinë e procesit të anëtarësimit. Nga ana tjetër opozita akuzon qeverinë se negociatat kanë ngecur për shkak të skandaleve të regjistruara së fundmi pas hetimeve të SPAK në dosje të ndryshme. Versus.al

