POLITIKË /

Rama 'mbyll' çështjen Balluku: “Kuvendi nuk është shërbëtori i prokurorëve!”

Kryeministri: Deputetët janë të barabartë para ligjit, por liria e tyre nuk mund të kufizohet arbitrarisht

Shkruar nga Versus

Rama 'mbyll' çështjen Balluku: “Kuvendi nuk

Kryeministri i Shqipëri, Edi Rama, ka deklaruar gjate podcastit "Flasim" se vendimi i Kuvendit për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku është një vendim i përgjegjshëm dhe përfundimtar, duke e konsideruar çështjen “të mbyllur”.

Në një fjalim të gjatë, Rama theksoi se deputetët janë të barabartë përpara ligjit dhe mund të hetohen, por liria e tyre nuk mund të shkelet me kërkesa të përgjithshme apo arbitrare të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Ai kritikoi ashpër praktikat që, sipas tij, po kthejnë Shqipërinë në “delen e zezë të Këshillit të Europës” për numrin e të paraburgosurve.

“Kuvendi i dha fund një debati të gjatë dhe përplasjeve mbi kërkesën për të autorizuar heqjen e lirisë së një deputeti. Çështja e deputetes Balluku sipas meje dhe sipas nesh është e mbyllur. Kuvendi trajtoi gjithçka me kujdes dhe nuk autorizoi kërkesën, sepse nuk mund të pranojmë që njerëzit trajtohen si mjete në shërbim të hetimeve, kur nuk ka akuzë për korrupsion apo përvetësim fondesh,” tha Rama.

Ai shtoi se prokuroria mund të vazhdojë hetimet, por arresti nuk duhet të jetë mjeti i parë, por i fundit. “Deputeti është i barabartë para ligjit dhe nuk mund të kufizohet liria e tij pa prova konkrete,” u shpreh kryeministri.

Rama kritikoi gjithashtu ata që kanë predikuar për integrimin europian duke pretenduar se Shqipëria nuk do të bëhej kurrë pjesë e Bashkimit Europian, duke e quajtur këtë qëndrim qesharak dhe të lig. Ai garantoi se rruga drejt anëtarësimit në BE nuk do të bllokohet nga vendime të tilla parlamentare dhe se mbrojtja e lirisë së deputetëve është një garanci themelore e Kushtetutës.

Poll