Kryeministri Edi Rama priti mbrëmjen e djeshme në kopshtin e kryeministrisë presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed të cilin e falenderoi për ndihmën e dhënë për shqiptarët në luftën e Kosovës dhe për rindërtimin e apartamenteve të shembura nga tërmeti i 2019-ës në Durrës.
Për ta nderuar, Rama dekoroi presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe me titullin “Urdhri i madh me yll të mirënjohjes publike”. Gjatë fjalës së tij falenderuese Rama përmendi edhe fjalë nga një hadith i Kuranit ku flitet për ndihmën që një musliman i jep një tjetri.
“Pata privilegjin të dëgjoj prej jush që në takimin tonë të parë sesi babai i juaj ndihmoi qindra mijëra shqiptarë duke ikur nga spastrimi etknik i Kosovës për në Shqipëri. Ju atëherë sihit një oficer i ri ushtrie që zbarkuat në pistën e ngritur nga babai juaj në veri të vendit tonë për të lejuar avionët të uleshin për ndihma humanitare për qindra e mijëra refugjatë.
Nuk ka musliman që viziton vëllanë e tij të sëmurë në mëngjes pa shtatëdhjetë mijë ëngjëj që luten për të në mbrëmje dhe ai do të ketë fruta nga Parajsa”- u shpreh Rama mes të tjerash. Versus.al







