POLITIKË /

Rama në Londër: BE është si një spital me 28 doktorë! Thumbon ish-sekretaren britanike: Nëse të mallkojnë shqiptarët, zhdukesh

Gjatë fjalës së tij, Rama nuk i kurseu batutat, duke e krahasuar Bashkimin Europian me një “spital me 27 doktorë”, ndërsa shtoi me humor se “njëri prej tyre u çmend”, duke iu referuar daljes së Britanisë nga BE.

Shkruar nga Versus

Rama në Londër: BE është si një spital me 28

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në panelin e organizuar nga Chatham House në Londër, me temë “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian”.

Gjatë fjalës së tij, Rama nuk i kurseu batutat, duke e krahasuar Bashkimin Europian me një “spital me 27 doktorë”, ndërsa shtoi me humor se “njëri prej tyre u çmend”, duke iu referuar daljes së Britanisë nga BE.

'Procesi është teknik nga një anë dhe politik nga ana tjetër. Një gjë është e qartë, s’mund të kesh mbështetje politike nëse nuk përmbush aspektin teknik.
Europa është një spital me 28 doktorë, ishin 28 por njëri u çmend.

Disa nga këta doktorë nuk na mbështesin, ndërsa tani na thonë jeni pararendës dhe pararojë. U them të mos e thonë shpesh sepse kjo nxit xhelozi në rajon.
Problemi për britanikët nuk janë shqiptarët, u përdorën si kokë turku për largimin nga BE. Më kujtohet Suella Braverman me deklaratat për emigrantët e paligjshëm, ku është tani ajo? Nëse të mallkojnë shqiptarët, zhdukesh' u shpreh kryeministri Rama. /Versus.al

Tags:

edi rama

Poll