POLITIKË /

Rama: "Parlamenti do të shpallë terroriste Gardën Revolucionare dhe Hezbollahun..."

Rama paralajmëron rezolutë të fortë ndaj Iranit: “Shtet sponsor i terrorizmit”

Shkruar nga Versus

Rama: "Parlamenti do të shpallë terroriste Gardën

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se javën e ardhshme Parlamenti shqiptar do të ftohet të miratojë një rezolutë të posaçme në lidhje me Iranin, duke e cilësuar atë si shtet sponsor të terrorizmit.

Gjatë një konference për mediat, Rama deklaroi se dokumenti do të propozojë shpalljen e asaj që ai e quajti “Republika Khomeiniste e Iranit” si një shtet që mbështet terrorizmin, ndërsa do të kërkojë gjithashtu që Garda Revolucionare e Iranit dhe organizata Hezbollah të shpallen organizata terroriste.

“Javën tjetër Parlamenti do të ftohet të miratojë një rezolutë që ta shpallë Republikën Khomeiniste të Iranit, sepse nuk e them dot islamike sepse nuk ka lidhje me të, si shtet sponsor të terrorizmit. Po ashtu do të shpallet organizatë terroriste Garda Revolucionare e Iranit dhe Hezbollahu, sepse kjo është e vërteta. Është koha ta bëjmë edhe ne”, u shpreh Rama.

Sipas kryeministrit, ky hap synon të pozicionojë qartë Shqipërinë në linjë me partnerët ndërkombëtarë në luftën kundër terrorizmit dhe të dërgojë një mesazh të fortë politik në një moment të tensionuar në Lindjen e Mesme.

Poll