Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë të rëndësishme në lidhje me sigurinë në shkollat shqiptare, gjatë takimit me takimit me mësuesit dhe prindërit në shkollën “Halit Coka” në Kamëz.
Kreu i qeverisë foli për nevojën e një reforme në sistemin e arsimit, duke u fokusuar në rëndësinë e një projekti të ri për sigurinë e shkollave përmes përdorimit të kamerave inteligjente. Ky projekt, i financuar përmes një bashkëpunimi me Emiratet e Bashkuara, do të ofrojë mundësinë që prindërit dhe mësuesit të monitorojnë situatën në klasa, duke ofruar transparencë dhe siguri.
Kryeministri sqaroi se çdo prind do të ketë mundësinë të ndiqet nga afër aktivitetet e fëmijës së tij në shkollë, duke ndihmuar në ruajtjen e një norme të lartë të sigurisë për nxënësit dhe mësuesit. Kryeministri gjithashtu përmendi se marrëveshja e financimit pritet të përfundojë brenda dhjetorit dhe shfaqi optimizmin e tij për rezultatet e këtij projekti në të ardhmen.
“Në këto bashkëbisedime kam dëgjuar shqetësimet e prindërve. TikTok është audienca për ti mbajtur ata pas ekranit për të treguar histori. Është një pjesë që nuk kemi shanse ta rregullojmë, për sa kohë politika është kjo që është. Për sa kohë politika dhe kuvendi do jenë në ‘top list’ të burimeve të gjuhës së shpifjes, urrejtjes, helmit. Kjo është një bisedë që është e rëndësishme t’ju dëgjoj dhe ju. Ne po punojmë në një projekt që besoj se do na japë një dorë të madhe, që është një projekt i sigurisë së lartë të shkollave përmes kamerave inteligjente. Falë një bashkëpunimi me Emiratet e Bashkuara, do kemi mundësi të kemi në dorë një pasqyrë të prindërve dhe mësuesve. Çdo prind që do dijë të shohë fëmijën e vetë si ka qëndruar në klasë, do ketë mundësi ta bëjë. Po kështu edhe mësuesit. Ata do jenë të monitoruar dhe të mbrojtur në të njëjtën kohë. Brenda dhjetorit mbyllim marrëveshjen e financimit. Do na japë një dorë në madhe edhe për monitorimin e provimeve. Jam shumë optimist për zhvillimet e mëtejshme.”, u shpreh Rama./Versus.al








