POLITIKË /

Rama propozon Niko Peleshin në krye të Kuvendit

Rama e cilësoi Peleshin si të duhurin për drejtimin e Kuvendit gjatë mandatit të 4 qeverisës.

Shkruar nga Versus

Rama propozon Niko Peleshin në krye të Kuvendit

Me deklaratën e bërë nga kryeministri Edi Rama sot u konfirmua se Elisa Spiropali nuk do të jetë më në krye të Kuvendit edhe pse e mbajti këtë post përgjatë fundit të mandatit të qeverisë.

Në vend të saj, Rama ka propozuar Niko Peleshin në krye të parlamentit. 

“Niko Peleshi është profili i duhur për të marrë stafetën si kryetari i ri i Kuvendit”- tha Rama. 

Tashmë pritet vetëm votimi "formal" në Kuvend për të konfirmuar propozimin e bërë nga Rama. Niko Peleshi ka mbajtur më herët postin e ministrit të Mbrojtjes dhe zv.kryeministrit. Versus.al

Poll