Vizita e papritur e kreut të qeverisë, Edi Rama në Vlorë duket se ka sjellë “tërmet” në bashkinë e bregdetit të jugut. Mësohet se gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura që po zhvillohet në prani edhe të ministrit për pushtetin vendor, Arbjon Mazniku, Rama ka kërkuar shkarkimin e gjysmës së drejtorëve të bashkisë dhe pjesës më të madhe të administratës.
Këtë urdhër ia ka komunikuar edhe kryebashkiakut Ermal Dredha të cilit i ka kërkuar të firmosë shkarkimet.
Mësohet gjithashtu se ka shkarkime edhe nga postet politike të partisë në këtë qark duke emëruar si kryetarë të PS Klevis Kason dhe Erjona Ismailin. Dyshohet se i gjithë ky reagim i ashpër i Ramës lidhet me situatën e fundit në qark pas djegies së fushës së mbetjeve për të disatën herë në kulmin e sezonit turistik.
Kritika, Rama ka patur edhe për deputetët e PS në qarkun e Vlorës të cilëve u ka kërkuar që të jenë më pranë qytetarëve për t’u zgjidhur shqetësimet. Versus.al







