
Kryeministri Edi Rama u takua sot me presidentin Bajram Begaj në Pallatin e Brigadave për t’i dorëzuar propozimet për ndryshimet në kabinetin qeveritar. Begaj ka në dispozicion 7 ditë për dekretimin e ndryshimeve. Takimi në pallatin e brigadave zgjati rreth 40 minuta.
Më 26 shkurt, vetëm 5 muaj pas konfirmimit në pushtet për mandatin e katërt qeverisës, Rama ndryshoi drejtimin e 7 ministrive.
Ndryshimet në qeveri:
Belinda Balluku, e pezulluar nga GJKKO, zëvendësohet nga Albana Koçiu si zv.kryeministre.
Në postin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës u emërua Enea Karakaçi.
Besfort Lamallari emërohet Ministër i Brendshëm, duke zëvendësuar Albana Koçiun.
Toni Gogu merr postin e Ministrit të Drejtësisë, duke zëvendësuar Besfort Lamallarin.
Ferit Hoxha emërohet Ministër i Jashtëm, ndërsa nga detyra largohet Elisa Spiropali.
Ermal Nufi merr detyrën e Ministrit të Mbrojtjes, duke zëvendësuar Pirro Vengun.
Eriona Ismaili emërohet Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke zëvendësuar Toni Gogun. Versus.al

