POLITIKË /

Rama tregon momentin kur Bajrami shënoi golin në sekondën e 24-ë: I gjithë delegacioni italian ishte si në vaki, të ngrirë

Gjithashtu ai ka shprehur dëshirën të jetë dhe pjesë e panelit të emisioneve sportive për të ‘eksperimentuar’ kësisoj dhe në fushën e sportit

Shkruar nga B. S
Rama tregon momentin kur Bajrami shënoi golin në sekondën e
Edi Rama në podcastin 'Zëri shqip i vitit 2024'

Kryeministri Edi Rama në serinë e podcastit të tij, ka folur dhe me komentatorin Alban Xhihani në lidhje me pjesëmarrjen e Kombëtares Shqiptare në Euro 2024, duke e cilësuar si një nga performancat më të mira ndër vite. Gjithashtu ai ka shprehur dëshirën të jetë dhe pjesë e panelit të emisioneve sportive për të ‘eksperimentuar’ kësisoj dhe në futboll. Rama gjithashtu ka sjellë dhe momente nga ndeshja me Italinë ku Bajrami realizoi gol në sekondën e 24 të ndeshjes.

Rama: “Të falenderoj shumë dhe ndonjëherë mbase jeta të rrotullon, Kaç Çaushit nuk pretendoj t’i zë vendin por ndonjëherë po ta rrotulloi jeta, jo aty në atë banak se aty nuk jam i aftë. Nuk më ke ftuar asnjëherë?", tha ai.

Alban Xhihani: Doja të të bëja ftesë

Rama: Ftesë nuk kam marrë njëherë. E para, e dyta, një herë, aty, në komentim, anash teje, do të kisha shumë qejf ta provoja. Të shohim, rrethanat, se nuk dua të prish gjë. Se unë nuk jam as ekspert asgjë por mbase një herë.

Alban Xhihani: Ke ftesën që tani. Derisa të tërhiqem nga ky profesion do ta bëjmë 1

Rama: Po qe se ti nuk e gjen atëherë..

Alban Xhihani: Ndeshjen e do me presion apo pa presion

Rama: Ç’do të thotë?

Alban Xhihani: Miqësore apo kualifikuese?

Rama: Zgjidhe vetë, kualifikuese. Ku ti mendon që nuk të prish punë nga një eksperiment si ky.

Sipas kryeministrit Edi Rama performanca në Euro-2024 e Kombëtares shqiptare të futbollit ishte më e mira e të gjitha kohërave.

Ai gjithashtu deklaroi kjo eksperiencë mujnd të jetë një bazë për të çuar më tej ambicien, atë të kualifikimit në Botëror.

“Ka luajtur futbollin më të mirë që mbaj mend unë në kombëtaren Bëmë më të mirën tonë, skuadra është e re, eksperienca është jashtëzakonisht e rëndiëshsime në këto raste, dhe nga ana tjetër nëse do ta kishin thënë më parë që shiko sido të shkojë do jeni të gjallë deri në minutat e fundit të lojës, do thonim kjo është ajo që duam. Eksperienca do të jetë shumë e vlefshme nëse do të mbahet ky ritëm dhe inatin që duhet të synojmë botërorin", tha ai.

Ata rrëfejnë momentin kur Nedim Bajrami realizoi golin historik në sekondat e para të ndeshjes me Italinë.

Alban Xhihani: Më zuri në befasi, kolegu më tha, më zgjo, a jam në ëndërr", tha ai.

Edi Rama: Më mbeti pamja e italianëve, ishte gjithë delegacioni Italian, kthej kokën aty ishte një vaki, ishin në shock, të gjithë të ngrirë, s’kishte asnjë komunikim mes tyre./ Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: