POLITIKË /

Rama udhëton nesër drejt Bruskelit, zbardhet agjenda

Shkruar nga Versus

Rama udhëton nesër drejt Bruskelit, zbardhet agjenda

Kreu i qeverisë, Edi Rama do të udhëtojë nesër drejt Brukselit për të marrë pjesë në forumin mbi zgjerimin e BE-së. Komisioni Evropian do të mbledhë udhëheqës evropianë, përfaqësues të shteteve kandidate dhe ekspertë për të diskutuar të ardhmen e familjes evropiane.

Pritet që temë diskutimi progres-raportet që u publikuan sot së bashku me paketën e re të zgjerimit.

Forumi do të mbahet nën moton “Përmes zgjerimit të sigurojmë të ardhmen tonë” dhe do të kryesohet nga Komisionerja e Zgjerimit, Marta Kos, dhe Kreu i Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Eventi do të përfundojë me një fjalim nga Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa. Krahas kryeministrit shqiptar Edi Rama, një fjalim do të kenë edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç, si dhe kryeministrat e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Versus.al

Poll