POLITIKË /

Rama udhëton nesër drejt Romës, kryeministri pritet të takohet me homologen Giorgia Meloni

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Romë, ku do të takohet me homologen italiane Giorgia Meloni në Palazzo Chigi. Takimi pritet të fokusohet në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe forcimin e bashkëpunimit në nivel rajonal dhe evropian.

Shkruar nga Versus

Rama udhëton nesër drejt Romës, kryeministri pritet të

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë nesër drejt Italisë për një vizitë zyrtare në Romë, ku do të pritet nga homologja italiane, Giorgia Meloni.

Takimi do të zhvillohet në selinë e qeverisë italiane, Palazzo Chigi, në orën 15:00. Në fokus të bisedimeve pritet të jenë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë, si dhe bashkëpunimi në çështje me interes të përbashkët në nivel rajonal dhe evropian.

Vizita zhvillohet në një moment kur dy vendet kanë forcuar ndjeshëm bashkëpunimin në disa fusha si ekonomia, siguria dhe projektet e përbashkëta.

Takimi mes Ramës dhe Melonit shihet si një vazhdim i dialogut të rregullt mes dy qeverive dhe një mundësi për të thelluar më tej partneritetin mes Tiranës dhe Romës./Versus.al

Poll